Numërohen mbi 20 mijë vota më kusht dhe personave më nevoja të veçanta, VV prin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i mbi 27 mijë votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në këto momente, sipas KQZ-së, janë numëruar 20 mijë e 540 vota.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia më më së shumti vota nga kategoritë me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta. Deri më tani LVV ka marr 6 mijë e 33 vota.

PDK është partia e dytë që ka marr më së shumti vota deri më tani, 4 mijë e 443 vota.

LDK nga votat me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta ka marr 4 mijë e 56 vota, si parti e tretë nga ky numërim.

Koalicioni AAK-PSD në këto dy kategori të votave ka marrë deri më tani 2 mijë e 799 vota. ndërsa, Nisma Socialdemokrate-AKR-PD ka marr 1 mijë e 67 vota.

KALLXO.com raportoi më herët edhe për garën në kryeqytet nga numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta.

VV e mund LDK-në edhe në votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë

www.kallxo.com