Numërohen mbi 10 mijë vota me kusht, afër 5 mijë vota i merr vetëm LVV

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve deri më tani janë numëruar 10 mijë e 353 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.

Prej votave të numëruara prinë Lëvizja vetëvendosje me 4 mijë e 977 vota, e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës me  1 mijë e 838 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 130, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 69 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke u bërë numërimi i votave me kusht dhe votive të personave me nevoja të veçanta.

Gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të mbaj konferencë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për të dhënë informacione lidhur me progresin në procesin e numërimit të votave me kusht dhe aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.