Foto: KALLXO.com

Numërohen gjysma e votave të vendvotimeve në rinumërim

Deri në ora 16:00 të ditës së sotme janë numëruar gjysma e vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar rinumërim.

Sipas të dhënave të pasdites të KQZ-së janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pas rinumërimit do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas votave të rregullta, më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur nga LDK-ja, më pas PDK-ja dhe koalicioni AAK-AKR.