Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

Numërimi i votave nga diaspora pritet të fillojë sot

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind. PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa  koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.