Numër i vogël i votave të diasporës në Prizren

Mbi 1 mijë e 75 vota është diferenca mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Shaqir Totaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka arritur të fitoj 27 mijë e 17 vota, ndërsa kundër kandidati Mytaher Haskukaj, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur të fitoj 25 mijë e 942 vota.

Votat e diasporës të ardhura në këtë komunë janë 124 vota dhe nuk do të ndikojnë në rezultatin final.

Haskukaj do të mbetet ish-kryetar i kësaj komune, pasi diferenca në votat preliminare është 1 mijë e 75 vota.

raundin e parë të zgjedhjeve diaspora kishte sjell 512 vota në Prizren të shpërndara në subjekte të ndryshme.

Sipas rezultateve, kandidati e LVV-së kishte marr 202 vota, ndërsa kandidati i PDK-së 171 vota.

Pas numërimit të votave të diasporës, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.