Foto: Kallxo.com
Numan Baliq shpallet fajtor për sulm seksual
20.5.2021 - 10:12
Gjykata e Pejës e ka dënuar me dy vjet burg efektiv ish ministrin e Shëndetësisë Numan Baliq, i cili nga prokuroria po akuzohet se duke u ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin e Pejës ka keqpërdorur gjendjen e të dëmtuarës për qëllime seksuale.
Sipas prokurorisë, i akuzuari e kishte cytur viktimën që ta prekë me qëllime seksuale pa pëlqimin e saj.
Aktakuza thotë se viktima kishte arritur që të largohet nga ai, duke kërkuar ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.
Gjithashtu gjykata e ia ka ndaluar të akuzuarit Baliq, për dy vjet ushtrimin të profesionit.
Shpallja e aktgjykimit është bërë nga gjyqtari i rastit Shaqë Curri.
Konfirmohet aktakuza për sulm seksual ndaj ish-ministrit Baliq