Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Nulleshi i KEK-ut: Është planifiku me punu dy njësi të TC "Kosova A" dhe dy njësi të TC "Kosova B"

Në emisionin “Kallxo Përnime” Edmond Nulleshi nga  KEK-u ka bërë të ditur se KEK-u e ka për obligim që të gjithë energjinë që e prodhon të ua ofrojë KESCO-s dhe KEDS-it për qëllimet e shërbimeve univerzale të konsumatorëve.

Nulleshi ka treguar mundësitë që ka KEK në prodhimin e energjisë në Kosovë.

“Në bazë të bilancit janë planifiku  me punu dy njësi të “Kosovës A” dhe dy njësi të “Kosovës B”. Për momentin janë në punë dy njësi të “Kosovës A” me qëllim të zbutjes një farë forme të tentojmë t’i marrim tri njësi të” Kosovës A”, brenda mundësi deri në mars, mirëpo është një plan të cilin nuk mundemi me u zotu tash, për shkak se ato janë të vjetra, janë të dizajnuara dy me qenë në punë një me qenë rezervë, por do të tentojmë me i mbajtë të triat në punë”, ka thënë ai.

Tutje, Edmond Nulleshi nga KEK-u ka thënë se KEK-u në kushte normale prodhon 750 deri në 800 megavatë.

“Në kushte normale 750 deri në 800 megavatë janë normale, në momentin që arrijmë me i mbajtë tri A, me i mbajtë në punë besoj që kapaciteti maksimal të jetë 900 megavatë”, ka thënë Nulleshi.