Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nuk votohet Raporti i Komisionit të Pavarur për Media

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka rishqyrtuar Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2020.

Në mbledhjen e 20 prillit 2021 ky komision nuk i kishte dhënë miratimin raportit vjetor të KPM-së ndërsa as sot anëtarët nuk ishin të gatshëm për votimin e këtij raporti.

Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica Xhelili tha se raporti ka nuk është i saktë.

Kica Xhelili si kritikë ndaj bordit të KPM-së dhe kryshefit, Luan Latifi pati bartjen e objektivave nga viti në vit.

“Raporti nuk është i saktë, nuk jam e gatshme ta votoj. Kemi objektiva që po barten nga viti në vit. Ajo çka ka ndodh me rregulloren e fundit, që ofertuesi duhet të distribuoj  pa eksluzivitet nuk është respektuar. Në raportin e KPM nuk flitet për aspektin diskrimues”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit shprehi shqetësimin rreth kontratës së ofruesit të shërbimeve televizive kabllore dhe IPTV , “Artmotion” me kanalin televiziv, Klan Kosova duke shtuar se në këtë rast ka shkelje të rregullorës së Komisionit të Pavarur për Media.

“Kam vërejtur se në korrespodencat me ankuesit, kontrata në mes “Artmotion” dhe “ Klan Kosova” ka shkelje të rregullores së KPM-së kjo pasi në këtë kontratë, “Artmotion” duhet të ishte vetëm përfaqësues i “Klan Kosovës” por i njëjti ka negociuar me të duke e futur në paketë me kanale të tjera dhe duke kushtëzuar operatorët e tjerë që nëse duan t’a marrin televizionin, duhet të marrin të gjithë paketën. Si ka qenë e mundur që u ka ikur fakti që është diskriminim i plotë ka shkelje te rregullores. Kemi eksluzivtet për shkak të operatorit, rregullorja e ndalon këtë”, tha ajo.

Luan Laitfi, kryeshef i KPM-së  tha se kanë vetëm një aneksë në këtë institucion dhe se nuk ka diskriminim.

“Aktualisht e kemi vetëm një ankesë në KPM. Nga 41 operatorë vetëm një rast është i hapur, çdo rregullore e re përbën problem deri sa të sistemohen rastet, por vendimet e KPM janë mbështetur edhe në shkallën e dytë për rastet që i përmendi kryetarja. Nuk ka monopol as diskrimin deri sa ekzistojnë  96 televizione, çështjet komeraciale duhet me i shiku edhe organet e tjera. Ne jemi mundu me punu me rregullore të re, nuk ka asnjë problem. Nuk kemi mandat për rregullim të kontratave në mes bizneseve”, ka thënë Latifi.

Violeta Hyseni- Kelmendi, anëtare e  KPM-së, pati kërkësë ndaj legjislativit ndryshimin e ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

“Duhet të trajohet me prioritet ligji i KPM-së duke përfshirë mandatin e anëtarëve dhe kompetencat e KPM ndaj televizioneve. Shpresoj që kjo përbërjë t’i konsideroj me prioritet këto”, tha Hyseni Kelmendi.

Besim Muzaqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se raportin që u është dorëzuar nga anëtarët e KPM-së nuk është i qartë as për vet ata.

“Si konkluzion është që anëtarët e KPM janë totalisht jashtë rrjedhës së procesit dhe faktisht edhe vet raportin nuk e kanë të qartë çfarë na kanë dorëzu përgjgiejt e tyre na kanë xjerr çfarë nuk ka qenë e shkruar apo ka qenë në kundërthënie”, tha ai.

Ndërsa sipas, Njazi Isakut nga LVV raporti është vetëm narrativ pa diçka konkrete.

Valon Ramadani anëtar i Komisonit nga LVV tha se nuk sheh të ardhme të KPM-së me këta anëtarë që ky institucion ka.

“Ky raport tregon shumë edhe për anëtarët e KPM-së dhe punën e tyre. Pasqyra e tyre në këtë raport ka qenë shumë e mangët. Nuk shoh të ardhme me këtë “bord” e as në aspektin e pavarësimit të KPM-së”, tha Ramadani.

Raporti në fund është votuar kundër nga shtatë anëtarë të pranishëm në mbledhje ndërsa sipas procedurave ai do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për diskutim.