Pamje nga inspektimi i ndërtimeve në Malishevë. Foto: Facebook/Komuna e Malishevës.

Nuk respektuan Ligjin për Ndërtimin, gjobiten katër ndërtues në Malishevë

Inspektorati i Komunës së Malishevës ka gjobitur katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të Ligjit për Ndërtimin.

Gjobat ndaj investitorëve u shqiptuan gjatë një inspektimi që u ka bërë sot ka bërë Inspektorati komunal i kryesuar nga drejtoresha kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, vend – ndërtimeve në Malishevë.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, investitorë janë gjobitur për mosrespektim të plotë të Ligjit të ndërtimit, përkatësisht të nenit 35, pikat 2.1 dhe 2.2, për poseduesit e lejeve të ndërtimit.

Zyrtarët komunal kanë thënë se inspektimet do të vazhdojë edhe për ndërtim tjera dhe nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit.

Pamje nga inspektimi i ndërtimeve në Malishevë. Foto: Facebook/Komuna e Malishevës.

 

Pamje nga inspektimi i ndërtimeve në Malishevë. Foto: Facebook/Komuna e Malishevës.