Foto: Ilustrim

Nuk respekton urdhrin e policisë, gjilanasi rrezikon nxënësit me veturë

Një rast i kanosjes është raportuar se ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policisë, dhe i njëjti ka filluar që të drejtoj veturën e tij duke rrezikuar disa nxënës.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar, pasi që i njëjti kishte kanosur edhe zyrtarin policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.