Ilustrim

Nuk respektojnë kufizimin e lëvizjes, policia hap rast ndaj 8 personave në Prizren

Ndaj tetë personave është hapur rast në Policinë e Kosovës.

Siç ka njoftuar PK-ja, të njëjtin nuk i kishin respektuar masat për kufizim të lëvizjes.

“Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.