Foto: Ilustrim

Nuk respektoi urdhërin e mbrojtjes, arrestohet i dyshuari

Nën dyshimin se nuk ka respektuar urdhërin e mbrojtjes, dje gjatë ditës është arrestuar një person i dyshuar në Mitrovicë.

Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh ka thënë se i arrestuari dyshohet për kryerje të veprës penale “Mospërfillje e gjykatës”.

Sipas Policisë, vepra penale dyshohet se është kryer pasi i arrestuari kishte kanosur një grua.

Këto veprime kanë bërë që i dyshuari, me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje.