Ilustrim
Nuk respektoi urdhërat dhe lëndoi dy policë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës, ka raportuar për dy raste të pengimit të zyrtarëve policorë në kryerjen detyrës zyrtare.
Në Drenas, dje më 11.11.2024, raportohet se si pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete dy burra, ndërkaq njëri prej tyre, sipas Policisë, është larguar në drejtim të panjohur e dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar pasi thuhet se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.
Policia thotë se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrave një zyrtar tjetër policor dhe nuk ka respektuar urdhërat.
Si pasojë e kësaj, dy policë kanë pësuar lëndime trupore, njofton Policia në raportin 24 orësh të lëshuar sot, më 12.11.2024.
Me vendim të prokurorit, Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.