Foto: Ilustrim

Nuk qëndroi në vetizolim, arrestohet llapjani

Në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet për përhapje të sëmundjeve ngjitëse.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar  mëngjesin e ditës së djeshme, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të qëndruar në vetizolim.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.