Foto: Ilustrim

Nuk përfillin karantinën, arrestohen pesë persona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona për shkak se nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes si dhe për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, dje rreth orës 04:10.

Sipas policisë, të arrestuarit janë tre burra kosovarë dhe një grua shtetase e Shqipërisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me automjet dhe të njëjtit nuk e kishin respektuar  vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë duke lëvizur në zonën e shpallur karantinë.

“Gjatë kontrollit te vozitësi është gjetur dhe sekuestruar  një sasi prej 0.5 gram substancë e dyshuar e llojit marihuana”, njofton Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.