Nuk mori pjesë në aktivitete me Kurtin e Osmanin, Thaçi organizon ceremoni të veçantë në FSK

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot nuk është parë në seancën solemne të thirrur nga Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë.

Ai mungoi edhe në vizitën që Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, i bënë sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por, Presidenti ka organizuar i vetëm dy ngjarje për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë.

Ai nga ora 17:00, në Kazermën “Adem Jashari”, pritët t’i drejtohet ushtarëve të FSK-së në cilësinë e Komandantit Suprem.

Ndërsa, nga ora 18:00 do të organizojë edhe një pritje shtetërore në Katedralen “Nënë Tereza”.

Në ngjarjen nga ora 18:00 pritet të marrin pjesë edhe Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentarja Osmani.