Nuk miratohet raporti vjetor financiar i RTK-së
16.6.2021 - 13:06
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere me shumicë votash ka hedhur poshtë duke mos e miratuar raportin financiar vjetor të Radio Televizionit të Kosovës.
Kryesuesi i komisionit, Armend Muja ka thënë se është shqetësuese mos bashkëpunimi i bordit të RTK-së me komisionin.
“Mosbashkëpunimi i bordit është shumë shqetësues për mua si dhe nuk ka pasur asgjë të re në këtë raport. Shqetësim tjetër për mua nuk ka logjikë, që bordi i vjetër të zgjedh probleme të reja”, ka thënë
Muja tha se përveç mosvotimit të raportit vjetor financiar për vitin 2020, ai propozon që të rekomandohet edhe shkarkimi i bordit të RTK-së.
Me shumicë votash ky propozim ka kaluar dhe është rekomanduar shkarkimi i tij.