Foto: KALLXO.com, Policia e Kosovës afër Gjykatës në Pejë

Nuk kishte paguar për veturën që e mori me qira, arrestohet një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka paguar për veturën që e kishte marrë me qira.

Siç njoftojnë forcat e rendit, i njëjti veturën e kishte marrë me qira një muaj më parë.

“Me datën 01.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në datën e cekur kishte marr një veture me qira dhe nuk i kishte paguar detyrimet për veturën”, thuhet në njoftim

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.