Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nuk kalon raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020

Me 64 kundër dhe vetëm tre vota për, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me diskutimin për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe shkarkimin e Bordit të këtij institucioni.

Ky propozim u kundërshtua nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Përplasje në Kuvend, pozita e opozita me qasje kundërthënëse për AKP-në