Nuk kalon mocioni i PDK-së për shtyrjen e votimit të pagës minimale

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një mocion procedural për të shtyrë votimin e në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky mocion nuk ka kaluar sepse nuk i ka siguruar votat e duhura pasi ka marrë vetëm 30 vota për, një kundër dhe 51 abstenuar.

Kërkesa e PDK-së ishte që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës dhe të trajtohet pasi të arrihet një konsensus.

“Kërkesa jonë është që pika e parë që ka të bëjë me përcaktimin pagës minimale dhe e dyta me Agjencia e Verifikim të Pronës të largohen nga rendi i ditës dhe t’i trajtojmë pasi të arrisim një konsensus”, ka thënë Abelard Tahiri nga PDK.

Veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës gjatë protestës që po mbajnë në këto momente në oborr të Kuvendit të Kosovës.

VIDEO – Policia përdor sprej ndaj veteranët protestues