Arkiv

Nuk kalon mocioni i LVV-së për zhvendosjen në një seancë tjetër, zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave

Me 28 vota për, 41 kundër nuk ka kaluar mocioni procedural, i kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha.

Batusha ka kërkuar që pika e 5-të e rendit të ditës zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave të shtyhet për seancën e radhës.

Batusha tha se dyshojnë që njëri nga kandidatët nuk e plotëson përvojën e punës.

“Kërkojmë të rikthehet në komisionin ad hoc të verifikohet”, tha ai.

Grupet parlamentare nuk e përkrahën këtë kërkesë të Batushës.

Kuvendi në pauzë deri në orën 15:00