Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Nuk kalon Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti

Me 25 vota pro, 32 kundër dhe katër abstenime nuk ka kaluar Projektligji për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se Gjykata Kushtetuese më 30 dhjetor të vitit 2022 ka marrë vendim që neni 8, paragrafi 2 është kundër kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese më 30 dhjetor 2022 ka marrë vendim që neni 8, paragrafi 2 është kundër kushtetuese, pra ka kërkuar që të largohet 15 vjeteshin nga ky ligj. Ju ftoj pozitë dhe opozitë që të mbështesim këtë iniciativë”- ka deklaruar Dreshaj.

Nisma e AAK-së për këtë çështje kishte filluar në shtator 2022, kur deputeti Dreshaj kishte paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës iniciativën për të larguar nenin ‘problematik’.

Në janar të këtij viti, Dreshaj kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të largojë nenin 8 të ligjit për skemat pensionale. Ky nen përcaktonte se të gjithë punëtorët që nuk i kanë 15 vite punë para datës 1 janar 1999, nuk e gëzojnë të drejtën për pension kontributdhënës.

E sipas AAK-së, tashmë ky nen është larguar nga ky ligj.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media, ka thënë se tashmë secili qytetar do të shpërblehet me pension për aq vite sa ka punuar.

AAK: Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën për pensionistët kontributdhënës para 1 janarit 1999