Nuk kalojnë propozim-rezolutat për pandeminë dhe Telekomin

Në seancën e sotme të Kuvendit nuk ka kaluar  propozim-rezoluta lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi ka marrë 27 vota për, 42 kundër dhe 3 abstenime.

Kurse, PDK-ja e ka tërhequr nga  votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga grupi i tyre parlamentar.

Kuvendi nuk ka arritur ta kalojë as propozim-rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit  të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

Kjo pikë mori 28 vota për 52 kundër 1 abstenim.

Këto pika kanë mbetur të papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura me më 13, 14, 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020.