Shkolla Fillore Elena Gjika. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nuk ka raste të reja të infektimeve në shkollat e Prishtinës, nesër testime në shkollën “Hasan Prishtina”

Dje u raportua se disa shkolla në Prishtinë kanë personel dhe nxënës të prekur nga coronavirusi.

Në mesin e tyre janë një nxënëse e klasës së shtatë në shkollën ‘Hasan Prishtina’.

Kurse në shkollën ‘Faik Konica’ janë katër arsimtarë të infektuar.

Të infektuar janë raportuar edhe në shkollën “Nexhmi Mustafa” në Lebanë dhe Rimanishtë me paralele të ndara, një punëtor teknik dhe tre mësimdhënës.

Kurse shkolla ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Ilira’ kanë nga një punëtor teknik të prekur me COVID-19.

Sipas drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, nesër pritet të testohen staf dhe nxënës në shkollën ‘Hasan Prishtina’, pasi aty një nxënëse e klasës së shtatë rezultoi me COVID-19.

“Sot nuk kemi bërë teste kështu që nuk ka raportime të reja, kurse nesër pritet të testohen nxënës dhe staf i shkollës ‘Hasan Prishtina’, pasi një nxënëse e klasës së shtatë rezultoi me COVID-19”, ka thënë Shala për KALLXO.com

KALLXO.com dje ka raportuar se nxënësja e prekur në shkollën ‘Hasan Prishtina’ ka vijuar mësimin vetëm ditën e hënë, kurse klasa ka vazhduar me sistemin online.

Rriten rastet e të infektuarve me coronavirus në shkollat e Prishtinës