Nuk ka raste të raportuara për mësuesit që janë infektuar nga nxënësit e tyre, thonë shkencëtarët

Nuk ka ndonjë rast të raportuar të ndonjë mësuesi i cili është infektuar me koronavirus nga ndonjë nxënës kudo në botë, sipas disa këshilltarëve kryesorë shkencorë qeveritarë.

Mark Woolhouse, epidemiolog kryesor dhe anëtar i komitetit qeveritar Sage, i tha  gazetës “The Times’ se mbyllja e shkollave në muajin Mars ka qenë gabim marrë parasysh rolin e kufizuar që luajnë fëmijët në shpërndarjen e virusit.

Shkollat në Angli po i bëjnë përgatitjet për tu rihapur plotësisht nga muaji Shtator. Disa grupe klasash fillore ishin ftuar për mësime para pushimeve verore mirëpo shumica e nxënësve nuk kishin mbajtur mësime për katër muaj.

Një gjë që kemi mësuar është që fëmijët janë, me siguri, nga 5 deri në 15 grupime duke filluar nga shkolla e deri në vitet e hershme, se janë të përfshirë minimalisht në epidemiologjinë e këtij virusi,” tha Profesori Woolhouse, epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh. “Ata ndoshta janë më pak të ndjeshëm dhe nuk janë të prirur të mos shfaqen në spital ose të vdesin si pasojë e tij”.

“Ekzistojnë dëshmi se ata rrallëherë e trasnmetojnë virusin. Për shembull, është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh ndonjë shembull të vetëm kudo në botë të ndonjë një fëmije që i ka transmetuar virusin një mësuesi në shkollë. Mund të ketë qenë një në Australi megjithatë këto janë raste jashtëzakonisht të rralla”.

“Ekzistojnë ambiente të caktuara ku ky virus ka një transmetim të mirë dhe femijët nuk janë prezent në këto ambiente.”

Rikthimi i nxënësve në shkollë në Angli ka qenë një temë shqetësuese, me sindikatat mësimore që po e kundërshtojnë rihapjen e kufizuar të shkollave fillore me datë 1 Qershor. Ky proces ka qenë më kolegjial në Skoci, ku shkollat do të rihapen plotësisht në 11 Gusht, dhe në Uells, ku të gjitha grupet shkollore filluan të kthehen nga data 29 qershor.

Profesor Woolhouse thotë se të diturit se fëmijët nuk e trasnmetojnë virusin gjërësisht ka qenë ”shumë e vështirë të fitohet”.

Tutje,sipas tij: “Na duhej të bënim një bllokadë totale ndërkohë që i mblidhnim këto informacione. Eshtë absolutisht kruciale për ne t’i përdorim këto informacione për gjithçka që mund të ndodhë në të ardhmen, në mënyrë që të kemi si synim tonin çfarëdo lloj masash që i ndërmarrim aty ku janë më shumë të nevojshme”.

“Për shembull, shumica e qeverive në Evropë e pranojnë tani që të ndaluarit e fëmijëve që të mos luajnë jashtë nuk ishte e nevojshme, dhe shumica e qeverive me siguri tani do të thonë që të shkosh në shkollë sikurse shkonim në kushte normale është diçka e sigurt. Ne mund të përdorim atë informacion në të ardhmen.

“Eshtë gjithashtu e rëndësishme të pranohet se ajo çfarë është bërë deri më tani nuk ka qenë e sigurt, sepse virusi ka ndryshuar. Këto gjëra ishin gjithmonë të sigurta – por ne nuk i dinim.

“Këto gjëra kurrë nuk ishin aq kruciale si pjesë e masave të bllokadës, megjithëse ka gjëra të tjera rreth këtij aktiviteti për të cilat mund të shqetësohemi, por në thelb, ato nuk ishin të nevojshme, kështu që ne duhet të përdorim atë informacion për të lëvizur tutje”.

Dr. Gabriel Scally, president i sektorit të epidemiologjisë dhe shëndetit publik të ‘Royal Society of Medicine’, tha që rihapja e shkollave duhet të ketë qenë një nga prioritetet kryesore të heqjes së bllokadës. “Ishte një akuzë e drejtë e shoqërisë sonë kur thuhej se ne mund ta menaxhojmë hapjen e kafeneve dhe salloneve të bukurisë, por jo edhe shkollat”, tha ai.