Nuk ka kourum për votimin e projektligjit për rimëkëmbje

Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë duke u votuar.

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai./RTK