Ilustrim

Nuk iu ndalën policisë, dy të dyshuarit kapen me drogë

Dy persona të dyshuar u arrestuan mbrëmë në Fushë Kosovë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Policia e Kosovës njoftoi se ngjarja ndodhi në rrugën Aziz Zhilivoda në Fushë Kosovë, dje rreth orës 21:43.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit fillimisht nuk kishin respektuar urdhrin e policisë për tu ndalur.

Pas ndaljes, afër veturës së të dyshuarve, Policia ka thënë se është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike 11.35 gram mariuhanë.

Në raportin policor është thënë se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.