
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Nuk e respektoi urdhrin e Gjykatës, arrestohet një i dyshuar
06.1.2023 - 10:28
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin e gjykatës ndaj viktimës grua.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arrestimi ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet, rreth orës 07:40.
Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.