“Nuk e di askush sa qen endacakë janë në Kosovë”

Problemi me qentë endacakë ka qenë i përherëshm për kosovarët. Së fundmi ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.

“Prishtina ka llava të tëra të qenve endacakë që ndodhen gjithkah dhe ata mund të bëhen shumë agresivë kur kërkojnë ushqim”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Ani se shumë qen endacakë u trajtuan nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, numri total i tyre nuk dihet sa është.

Kështu tha zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi në emisionin “Kallxo Pernime”.

“Ne i kemi trajtuar rreth 14 mijë, vetëm gjatë 2020 janë edhe 5 mijë të tjerë. Nuk e di askush sa qen endacakë ka Kosova, ka pasur projeksione të ndryshme, një kohë është thënë që janë 15 mijë tash po del që ka edhe më shumë”, deklaroi ai.

“Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë që kjo problematikë të marrë fund”, tha Thaçi.

 

www.kallxo.com