Nuk dihet nëse VV-LDK sot do t’u rikthehen takimeve të 'shpeshta'

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk dihet nëse edhe sot do të zhvillojnë ndonjë takim, në përpjekje për të nënshkruar koalicionin qeverisës.

Ndonëse kanë kaluar dy muaj pas zgjedhjeve, këto dy parti të cilat morën më së shumti vota më 6 tetor, VV  e para e LDK e dyta, nuk po arrijnë të vendosin firmën në një dokument për bashkëqeverisje.

Javën e kaluar ato patën një sërë takimesh, por pa rezultat.

Avdullah Hoti nga LDK-ja shkurtimisht ka thënë për KALLXO.com, se nuk është në dijeni nëse ka caktim të ndonjë takimi sot.

Ndërsa edhe nga VV-ja kanë thënë se ende nuk kanë informacione për ndonjë takim të mundshëm gjatë ditës së sotme.

Deklarata më e shpeshtë pas bisedimeve të mëparshme ka qenë se janë pajtuar për t’u takuar gati se çdo ditë.

Ndërkohë, deri më tani pozita e presidentit është deklaruar të jetë pengesa kryesore për koalicionin, si kërkesë e LDK-së.

Ndërkohë, presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka caktuar 26 dhjetorin datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

VV – LDK, nga ‘harmonizimi’ te kushtëzimet

.