Mimoza Kusari Lila, Deputete e Alternatives

Nuk arrihet marrëveshja për koalicion mes Mimoza Kusarit e Albin Kurtit

Partia Alternativa e Mimoza Kusarit ka bërë të ditur se bisedimet për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Vetëvendosjen nuk kanë sjellë rezultat.

Në një komunikatë të lëshuar më të preten në mbrëmje, Alternativa tha se përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, kjo parti ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së. Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, thuhet në komunikatë.

“Alternativa si parti e re ka kaluar dhe po kalon në sfida të ndryshme, por një ka qenë konsistente dhe mbetet gjithmonë për ne: të qëndruarit besnik vlerave dhe parimeve liberal demokrate”, thotë komunikata.

Kjo parti tha se ka pasur oferta për koalicion kemi pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.

“Në rastin e fundit dhe në mos mundësi të arritjes së një marrëveshje me njërën nga partitë e opozitës, ne jemi të përkushtuar të garojmë vetë me përkushtim të prezantimit të programit qeverisës progresiv dhe me bazë të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në komunikatë.