Noterja njofton Policinë për falsifikimin e një dokumenti nga persona ende të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua më profesion notere ka raportuar se një dokument noterial është falsifikuar nga persona ende të pa njohur.

Rasti është raportuar dje ndërsa dyshohet që ka ndodhur me 15 dhjetor 2020.

Sipas Policisë, dokumentin në fjalë noteri e ka lëshuar në gjendje të rregullt por tani është vërejtur se ka ndryshime dhe nuk përputhet me kopjen që gjendet në noteri.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim.