Foto: Ambasada e Norvegjisë në Kosovë/Facebook

Norvegjia ndihmon Kosovën me 450 mijë euro për blerjen e respiratorëve

Ambasada e Norvegjisë në Kosovës ka njoftuar që Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me 450 mijë euro (5 milionë kruna norvegjeze) për blerjen e respiratorëve.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP-së.

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milion NOK për të ndihmuar në blerjen e ventilatorëve të nevojshëm urgjent për Kosovën, në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për partnerin tonë UNDP Kosova! Marrëveshja midis Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP-së u nënshkrua sot nga Zëvendës Shefja e Misionit tonë”, përfundon postimin i Ambasadës në Facebook.