Flamuri i Norvegjisë - Foto: REL

Norvegjia: Do të mbrojmë Suedinë dhe Finlandën 'me të gjitha mjetet e nevojshme'

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda kanë lëshuar një zotim të përbashkët për “fqinjët e tyre nordikë”- Suedinë dhe Finlandën, raporton BBC.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, tha në një deklaratë tha se do t’i ndihmojnë fqinjët e tyre me të gjitha mjetet nëse janë të rrezikuar para se të anëtarësohen në NATO.

“Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO”, tha kryeministri.

Suedia ka bërë me dije se do ta ndjekë shembullin e Finlandës në aplikimin për anëtarësim në NATO.

Vendimi i të dyja këtyre vendeve për t’iu bashkuar NATO-s nënkupton braktisjen me dekada të mosangazhimit ushtarak të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe do ta rivizatonte hartën e sigurisë së Evropës.