'Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën', temë diskutimi mes sekretarit amerikan dhe presidentit serb

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Blinken tha se ka pasur një bisedë produktive me presidetin serb ndërsa temë diskutimi ka qenë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Pata një bisedë produktive me presidentin serb sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në”- shkroi në Twitter Blinken.

Presidenti serb sot është takuar me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës në Mynih.

Drejt Mynihut sonte ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.