Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nora Visoka Weller thotë se iu ndalua të flasë rreth Manastirit të Deçanit në një konferencë në Pejë për trashëgiminë kulturore

Nora Visoka Weller përmes një publikimi në facebook ka thënë se në konferencën që po mbahet sot në Pejë për trashëgiminë kulturore i është ndaluar të flasë rreth Manastirit të Deçanit.

Sipas Nora Visoka Weller kjo ndalesë është bërë nga organizatorët, që sipas janë Ilucidare Project dhe Universtieti i Leuven/ Belgjikë e që partner kryesor e kanë organziatën EuropaNostra.

Për Weller, vendosja e një ndalese të tillë është e papranueshme.

Ajo në publikim ka thënë se nuk mund të debatohet për kulturën ndëretnike nëse nuk njohët e drejta e lirisë së shprehjes.

Rreth pretendimeve të Weller, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Ilucidare Project dhe Universtietin e Leuven në Belgjikë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Në momentin që KALLXO.com i pranon përgjigjet nga palët, ato do të publikohen.

Nora Visoka Weller është avokate në Universitetin e Cambridge. Aty e ka përfunduar Juridikun dhe Arkeologjinë, ku ka specializuar në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore dhe të Luftës.

Publikimi i plotë i Nora Visoka Weller:

Sot ne Peje po mbahet një konference mbi trashëgiminë kulturore. Cdo koment dhe bisede mbi Manastirin e Decanit eshte i ndaluar nga organizatoret qe jane: Ilucidare Project dhe Universtieti i Leuven me disa partnere te tjere Evropian, por partner kryesor i tyre eshte EuropaNostra. Imagjinoni sa thelle ka hyre kontrolla!

Une isha e ftuar te flas per politizimin e trashegimise kulturore por mu luten qe te flas per shembujt tjere permbrenda punes time, kurrsesi mos t’a permend Manastirin e Decanit! Kjo eshte cenzure e papranueshme nga ana ime dhe ne fund u anulua ligjerata.  Ironikisht ne kete moment LIVE po flitet ne kete konference se cka po bejne Kosovaret qe te ndermjetesojne dallimet me Serbine kur flitet per trashegimine kulturore!!

Nuk mund te debatohet per kulturen dhe zhvillimin e debatit nderetnik ne baze te trashegimise nese nuk njihet e drejta elementare e lirise se shprehjes. Cfare forme e shtypjes eshte kjo, e papranueshme!