Nora Gjakova shkon në finale, siguron një tjetër medalje olimpike për Kosovën (FOTO)

Xhudistja Nora Gjakova ka siguruar medalje olimpike pasi mundi japonezen Tsukasa Yoshida.

Nora do t’i sjell Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio, në kategorinë e femrave për peshën deri në 57 kg.

Gjakova e mundi Tsukasa-n me waza-ari në kohën shtesë.

Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.