Nora Gjakova: Medalja e artë është për gjithë popullin e Kosovës

Xhudistja olimpike, Nora Gjakova, ka thënë se medalja e artë që ajo e fitoi në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ është për gjithë popullin e Kosovës.

Gjakova së bashku me ekipin olimpik të xhudos ka mbërritur sonte në Kosovës nga Tokio.

Xhudistja nga Peja falenderoi trajnerin Driton Kuka dhe të gjitha ata që kontribuan në fitoren e saj.

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kg për vajza në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio.

HISTORIKE – Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tokio