Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Portugali
16.4.2021 - 21:38
Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja Gjakova shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale nga portugezja Monteiro.
Gjatë kësaj gare, ajo arriti të fitojë 350 pikë olimpike.
Lajmi për suksesin e Gjakovës në Portugali është bërë publik edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Edhe një medalje tjetër për Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian të Xhudos. Si gjithmonë, Kosova në piedestal të arenave sportive të sportit të xhudos. Ndjehemi jashtëzakonisht krenarë me arritjet e reprezentacionit. Shumë urime dhe shumë suksese ekipit në ditët në vazhdim!”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të MKRS-së në Facebook.