Nominimet për çmimet "Oscars 2021"

Me 26 prill të këtij viti do të mbahet edicioni i 93-të i ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Përmes një transmetimi live, aktorja Priyanka Chopra dhe muzikanti e aktori Nick Jonas kanë prezantuar emrat e filmave, aktorëve, regjisorëve e producentëve të nominuar për këtë vit.

Në kategorinë “Filmi më i mirë” këtë vit në garë janë filmat: “Judas and The Black Messiah”, “Mank”, “Nomadland”, “Sound of Metal” dhe “The Trial of the Chicago 7”,  “The Father”,“Promising Young Woman”, “Minari.”

Ndërsa për kategorinë “Aktorja më e mirë” janë nominuar aktoret: Viola Davis, Andra Day, Vanessa Kirby, Frances McDormand dhe Carey Mulligan.

Kurse në kategorinë “Aktori më i mirë” janë nominuar aktorët: Riz Ahmed, Chadwick Boseman, Anthony Hopkins, Gary Oldman dhe Steven Yeun.

Në kategorinë “Regjisori më i mirë” garojnë: Chloe Zhao me filmin “Nomadland”, Emerald Fennell me filmin  “Promising Young Woman”, Lee Isaac Chung me “Minari”, David Fincher me filmin “Mank” dhe Thomas Vinterbergh me filmin  “Another Round”.

Në kategorinë “Filmi më i mirë i animuar” janë nominuar filmat:“Onëard”, ‘Over the Moon”, “A Shaun The Sheep Movie: Farmageddon”, “Soul” dhe “Wolfwalkers”.

Aktorët Sacha Bron Cohen, Daniel Kaluuya, Leslie Odom, Paul Raci, Lakeith Stanfield, Maria Balakova, Glenn Close, Olvia Colman, Amanda Seyfried dhe Yuh-Jung Youn janë nominuar për kategorinë “Aktori/ aktorja më e mirë në rol dytësor.”

Ndërsa në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” janë nominuar filmat: “Another Round” nga Danimarka, “Better Days” nga Hong Kongu, “Collective” nga Rumania dhe “The Man Who Sold His Skin” nga Tunizia dhe “Quo Vadis Aida?” ku luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj.

Vitin e kaluar, filmi i Koresë së Jugut, “Parasite” mori çmimin kryesor në Academy Awards duke u bërë filmi i parë jo-anglisht që fitoi çmimin e fotografisë më të mirë.

Filmi i regjisorit koreano-jugor Bong Joon-ho gjithashtu fitoi filmin më të mirë ndërkombëtar, regjisorin më të mirë dhe skenarin origjinal.

Ndarja e çmimeve Oscars do të transmetohet live në mediumin “ABC”, dhe në më shumë se 225 shtete të botës.