Foto: Screenshot Nokia

Nokia prezanton tabletin T20 me bateri të fortë

HMD Global, një kompani me bazë në Nokia, premton mundësi shfletimi në video dhe në platformat YouTube dhe Netflix për 10 orë kohëzgjatje.

Nokia të mërkurën zbuloi tabletin-Nokia T20, i cili vjen me Android 11 dhe një garanci dyvjeçare të azhurnimit, një ekran 10.4 inç dhe një bateri 8,200 mAh.

Tableta gjithashtu vjen me veçori për fëmijët, në mënyrë që përmbajtja të përshtatet me moshën dhe sistemin që lejon mbikëqyrjen e prindërve.

Çmimi fillestar në Evropë është 199 euro dhe tableti vjen në dy versione: vetëm me Wi-Fi dhe në versionin me një lidhje 4G. Tableti aktualisht kushton 239 euro.

Përgatiti: Nuhi Shala