
Ilustrim - Policia në aksion
Njoftoi rrejshëm Policinë për shpërthim, del se ishte i dehur
Një burrë në rrugën Kollashinska në Mitrovicë të Veriut kishte pretenduar se ka dëgjuar një shpërthim.
Burri, sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka qenë roje fizike e objektit.
Policia pas marrjes së informatës ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.
Sipas policisë, në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar.
Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil.
Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejte diçka të dyshuar.
Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës. Rasti- informata vazhdon të hetohet.