Njoftimi i KRU "Prishtina": Të shtunën disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, më 25.01.2025, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë, për shkak të punimeve që do të bëhen për rritjen e kapaciteteve në Stacionin e punimeve në Park.

Ndalja e pompave që bëjnë furnizimin me ujë do të bëhet nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugët: ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, lagjja e ‘Muhaxhirëve’ dhe lagjja ‘Ulpiana’ në Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, më 24.01.2025.