Njësia speciale nuk largohet deri në largim të barrikadës me mbishkrim 'Bashkësia e Komunave serbe' - Pamje

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është tërhequr ende nga pika kufitare në Jarinjë.

Kallxo.com mëson se është kërkuar që të gjitha barrikadat të  largohen, një nga kamionët vazhdon të qëndroj dhe për shkak të kësaj, policia ende nuk ka marr urdhër për tërheqje.

Nga Policia është kërkuar që marrëveshja të respektohet në tërësi, pra të gjitha barrikadat  të largohen edhe ajo me mbishkrimin për bashkësinë e komunave serbe.

Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, sot në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.