Njësia Speciale në veri - Arrestime për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Një aksion të gjerë ka zhvilluar mëngjesin e sotëm Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Aksioni i zhvilluar ka lidhje me rastin e vrasjes së ish politikanit serb Oliver Ivanoviq

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. Oliver Ivanoviq”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

“Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll. Përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesëtar policor m/k/s mbetet në kërkim.”, ka thënë Kelani.

Sipas tij gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë.

Poashtu në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion.

Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim.

Kërkohet zbardhja e rrethanave të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

 

Të raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin Ivanoviq – LINK