Njësia Speciale dhe Njësia e qenve K9 arrijnë në Stacionin e Autobusëve pas alarmit për mjet shpërthyes

Njësia Speciale dhe njësiti K9 i Policisë së Kosovës janë aktualisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pas një alarmi për mjet shpërthyes.

Sipas informacioneve të para që Policia e Kosovës ka nxjerrë në publik, njoftimi ka ardhur nga një person anonim, i cili ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në këtë lokacion.

Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët nga Stacioni I Autobusëve dhe aktualisht është duke u marrë me hetimet fillestare për rastin.