Njësia Speciale arreston një person të cilësuar i rrezikshmërisë së lartë në Podujevë

Një person është arrestuar sot pasdite në Podujevë nga Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e që sipas policisë personi në fjalë është në kërkim për një kohë të gjatë.

Policia të dyshimtin e ka cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.

“Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar dhe veprimet policore, do të informoheni pas përfundimit të operacionit policer”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për KALLXO.com.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.