Njësia Speciale Intervenuese para varrezave të Jasharëve, Foto: KALLXO.com

Njësia elite e Policisë me pjesëtarë shtesë, betohen edhe para varreve të Jasharajve - FOTO

Njësia elite e Policisë së Kosovës, ajo e Intervenimit nga sot do të ketë edhe 15 anëtarë të tjerë shtesë.

Gjatë ditës së sotme Njësisë Speciale të Intervenimit ose siç njihet si FIT i janë shtuar edhe  15 pjesëtarë të rinj pas një trajnimi intensiv që kanë marrë pjesë tash e një kohë.

Pas ceremonisë zyrtare siç mëson KALLXO.com, pjesëtarët e rinj të NJSI-së, kanë bërë betimin në familjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Prekaz.

Në disa fotografi që i ka siguruar KALLXO.com shihen pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese deri sa janë pritur nga Rifat Jashari ndërsa tutje kanë vazhduar për te varrezat e Jasharëve ku edhe kanë bërë betimin për të shërbyer për Kosovën nën uniformën speciale të Njësisë Intervenuese.

Më poshtë ju sjellim edhe disa fotografi të ceremonisë dhe pritjes nga Rifat Jashari në Prekaz të Skenderajt:

Njësia Speciale Intervenuese para varrezave të Jasharajve, Foto: KALLXO.com
Njësia Speciale Intervenuese në odën e Jasharajve, Foto: KALLXO.com
Njësia Speciale Intervenuese, Foto: KALLXO.com