Lufta ndaj heroines

Njësia e Anti-Drogës kryen test fushor për të kuptuar llojin e narkotikëve të gjetur në Ferizaj

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt gjatë një bastisjeje në fshatin Doganaj të Ferizajt në shtator gjeti dy paketime të llojit heroinë (bazë e prodhimit të kësaj substance) si pjesë e aksionit ‘Gropa’, gjatë të cilit ishin arrestuar 15 persona.

Pas konfiskimit, Krim-Teknika mori të gjitha mostrat e nevojshme duke procesuar të gjitha provat.

Njësia e Anti-Drogës është e pajisur me teste fushore për të gjetur llojin e substancës.

Sipas Prokurorisë, testi fushor bëhet me anë të marrjes së një mostre nga sasia në thasët e gjetur dhe vendoset në enën përkatëse.

Vërtetimi bëhet nga ngjyra në enën ku hidhet substanca.

Në këtë rast rezulton se në substancë ka sasi të opiateve apo heroinë.

Këto teste, sipas Prokurorisë së Ferizajt, nuk janë përfundimtare, pasi këto prova dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.