Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

Njësia A-3 e KEK-ut nuk do të funksionojë për 4-5 ditë, ky është njoftimi i KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësiti A-3, ndonëse momentalisht është në punë, po planifikohet të ndalet për 4-5 ditë.

Mirëpo, sipas njoftimit të KEK, ndalimi i punës nga njësiti A-3 nuk do të sjell pasoja të ndaljes së energjisë elektrike, pasi që sipas tyre janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike” –  thuhet në njoftimin e KEK-ut.